Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Milot-Rrëshen, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dy nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë. Për momentin nuk bëhen ende të ditur detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.