Strukturat e Hetimit Doganor kanë sekuestruar 1000 koli cigare kontrabande në Portin e Durrësit. Drejtoria e Hetimit Doganor, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.
Këto paketa me cigare nuk rezultojnë si markë cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur.
Sasia e sekuestruar eshte 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.
Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale: 'Kontrabanda me mallra që paguajnë akcize ose me pezullim të plotë apo të pjesshem nga detyrimet doganore ose të akcizës'.