Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë.
Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 19 dhje 23 vjeç dhe ndalimi i tyre u krye në Rimini.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti një sasi droge prej 73 gram kokainë, ndërsa sekuestroi një shumë të konsiderueshme eurosh si dhe dy telefona celularë