Jo vetëm nga qytetet dhe zonat urbane, njoftimet dhe telefonatat, por edhe nga zonat më të thella banorët kanë filluar të denoncojnë drejtues mjeti të “papërgjegjshëm” për përgjegjësinë që kanë ndaj komunitetit dhe udhëtarëve që qarkullojnë në këto zona me mjete të transportit publik.
Kanë qënë banorët ata që kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit, i cili transportonte mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona, për më tepër në rrugë të vështira malore të paasfaltuara është shkelje e rëndë e normave të sjelljes.
OASH e ka ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.
“Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore. Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale. “Sheh diçka , thuaj diçka”, thuhet në njoftimin e policisë.