E rëndë/ Vdes nëna e re, 1 orë pasi lindi fëmijën

Hënë, 22 Prill 2019 15:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pas lindjes çezariane.

Vajza ka ndërruar jetë një orë pas lindjes me operacion, në maternitetin e qytetit.

Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë.

Ndërkaq, familjarët akuzojnë mjekët për pakujdesi.

Bluzat e bardha, thonë se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak që pësoi vajza, e cila do bëhej nënë për herë të parë.

Login to post comments