Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktimë e aksidentit ka mbetur një 26-vjeçar, me iniciale K.E, ndërsa dy të plagosurit janë përkatësisht 19 dhe 26 vjeç. Mësohet se njëri prej të plagosurve është vëllai i viktimës. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet se ata po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.