Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me grabitjen spektakolare të 9 Prillit në Rinas. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije identitetin e femrës të përfshirë në grabitjen e më shumë se 5 milionë eurove. Ajo është 31-vjeçarja E.Bici. Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve.
Ndërkohë, sot u zhvilluar te Gjykata e Krimeve të Rënda seance për 3 të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”.
Pas Alkond Bengasit, që do të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, Gjykata ka vendosur që të lërë në burg Oltjon Veseli, Saimir Çela dhe Reinaldo Sula. Ka edhe persona të tjerë të dyshuar, pasi Bengasi ka dhënë emrat e 9 prej tyre.