Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka thirrur të enjten në një takim aleatët e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me kerkese te ketyre te fundit. Takimi do të nisë në orën 16:00 pranë zyrave të BE-së në Tiranë, ndërsa në fokus do të jetë situata politike.
Një ditë më parë partitë aleate të PD-së si LSI-ja, LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, firmosën formimin e koalicionit opozitar, i cili sipas tyre, synon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.