Shifrat për azilkërkuesit në 2018, Shqipëria për rekord botëror

Premte, 26 Prill 2019 08:35

Ndonëse Shqipëria është klasifikuar si vend i sigurt i origjinës mbetet në 25 vendet me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Në raport me popullsinë, Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve, edhe pse kanë një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre.

Eurostat publikoi sot se mbi 300 mijë azilkërkues kanë përfituar mbrojtje në një nga shtetet e BE-së, ku 35% e tyre ishin sirianë. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të njohjes së kërkesës së tyre për azil që herën e parë, me vetëm 8%, duke kaluar vetëm Gjeorgjinë me një normë prej 5%.

Për vitin 2018, kanë marrë refuzimin përfundimtar 10715 aplikues shqiptarë për azil dhe vetëm 1340 morën një përgjigje pozitive për vendimin e tyre. Megjithatë numri i refuzimeve nuk përkon me numrin e aplikimeve të vitit korrespondent, pasi dhënia e një përgjigje përfundimtare për aplikimin mund të zgjasë me tepër se 12 muaj.

Prej 2011-s janë refuzuar gjithsej 99,710 aplikime të shqiptarëve në një nga vendet e BE-së. Numri më i lartë i refuzimeve ishte në 2016 ku 34 mijë azilkërkues morën përgjigjen përfundimtare se kërkesa e tyre nuk pranohet. Në dy vitet e fundit, 2017 dhe 2018, numri i refuzimeve ka qenë në rënie, sikurse dhe aplikimet (shiko grafikun më poshtë).

Në total në 2018-n aplikuan 19,025 shqiptarë për azil. Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte.

Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë. Monitor.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...