Besimtarët ortodoksë në Korçë dhe Berat kanë kremtuar të Premten e Zezë.
Kjo ditë simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq. Qindra qytetarë kanë ndjekur ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjte.
Ritet më pas kanë vijuar me Kalimin e Epitafit në rrugët e qytetit.
																					
								
 
 
						
																									
																									





