Zbardhet Vendimi/ Ja si e justifikon Artan Gjermeni lirimin e Vis Martinit

E Enjte, 09 May 2019 20:15

Vendimi i Gjykatësit, Artan Gjermeni, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Ervis Martinaj, kundrejt garancisë prej 50 milionë lekë, krijoi reagime të ndryshme.

Martinaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë vitin e kaluar ku mbeti i vrarë një person. Në këtë ngjarje Martinaj mbeti i plagosur, ndërsa policia e arrestoi për përfshirjen në sherrin që pasoi me përdorimin e armëve nga një komando, i shpallur tashmë në kërkim.

Pas vendimit të gjyqtarit Gjermeni për lirimin e Martinajt. Prokuroria, apeloi vendimin, duke kërkuar rivendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për Martinajn.

Gjyqtari Gjermeni në argumentet e tij për vendimin e marrë shprehet se organi i akuzës nuk ka paraqitur provat, përveç një mesazhi telefonik, për të mbajtur në arrest me burg Martinajn. Ndërkohë që prokurorët pretendojnë të kundërtën, duke e cilësuar Martinajn si personin kyç në zbardhjen e ngjarjes së 1 viti më parë.

Por mesa duket këto prova nuk e kanë bindur gjyqtarin Gjermeni, i cili është justifikuar me faktin se në gjendjen që janë provat në dosje, veprimet e Martinajt në 4 tetor 2018 kualifikohen si fazë përgatitore për veprën penale për të cilën akuzohet, por jo për tentativën e saj.

Më tej gjyqtari Gjermeni e justifikon vendimin e tij për lirimin e Martinajt kundrejt garancisë prej 50 milionë lekësh duke thënë se:“…me kalimin e një kohe të arsyeshme, një provë e vetme e pa lidhur dhe shoqëruar më prova të tjera nuk mund të përbëjnë “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e paraburgimit në masën e “arrestit në burg” për Martinaj…”.

Gjermeni është një prej gjyqtarëve që në periudha të ndryshme është akuzuar jo pak herë.

Ai është i njohur si kryetar i Gjykatës së Lushnjës, pas viteve 2000, kur aty u zhvilluan gjyqet për “Bandën e Lushnjes”. Për vendimet e dhëna ai u akuzua nga Partia Demokratike si i lidhur me Aldo Baren.

Ndaj gjyqtarit Gjermeni në vitin 2006 nisi një procedim disiplinor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me inisiativën e ministrit të asaj kohe të drejtësisë Aldo Bumçi.

Ai e akuzonte Gjermenin që tashmë kishte kaluar në gjykatën e Kavajës dhe që mbante edhe detyrën e anëtarit të KLD-së për shkelje në detyrë dhe për parregullsi në deklarimin e pasurisë.

Ish-kryeministri Berisha do ta si të lidhur me krimin, madje duke e cilësuar si anëtar kryesor i bandës së Lushnjes.

Gjermeni ka qenë pjesë e dosjeve të rëndësishme, si ajo në ngarkim të Konstandin Xhuvanit, djalit të ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani. Xhuvani i shpëtoi burgut të përjetshëm. Gjithashtu Gjermeni ka qenë pjesë e trupës gjyqësore ndaj ish-guvernatorit Fullani.

Çuditërisht në fazën kur Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, sulmonte gjyqtarët dhe prokurorët, Gjermeni ishte ndër të paktët, për të mos thënë i vetmi që kurrë nuk u akuzua prej tij, edhe pse shumë prej kolegëve të gjyqtarit në fjalë iu nënshtruan gjyqeve publike dhe deri gjurmimeve të paligjshme nga civilë në radhët e policisë.

Artan Gjermeni është një prej gjyqtarëve që ende nuk ka kaluar në sitën e Vetting dhe nuk dihet se kur mund t’i bjerë rradha për t’u përballur me procesin e kontrollit të 3-fishtë, mbi pasurinë, anën profesionale dhe të dhënat që paraqet DSIK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...