Grabitje e dhunshme në qendër të qytetit Librazhd, maskat futen në një shtëpi dhe duke tmerruar banorët e saj grabisin para dhe sende të çmuara.
Ata thanë se gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme, e premte, në lagjen nr 1 të qytetit Librazhd, kur persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e thikës, kanë marrë në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Policia tha se për të zbardhur ngjarjen dhe gjetur personat që i vunë thikat në fyt familjarëve të pambrojtur është ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.