Ky është mesazhi i fundit që komandanti i kontigjentit të misionit ushtarak major Klodian Tanushi dha nga Letonia. Mesazhi është bërë nga zyra e tij në bazën ushtarake Camp Adazi në prag të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pak javë më parë.
Videoja është publikuar nga Ministria e Mbrojtjes.
“Kontigjenti i katërt EOD me mision në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Letoni është i përbërë nga 21 ushtarakë të cilët kryejnë detyra të ndryshme në shtabin e brigadës letoneze, në shtabin e grupbatalionit si dhe në përbërje të kompanisë multinacionale të mbështetjes në luftime. Misioni i kontingjentit EOD është të mbështesë me të gjithë elementët EOD në repartet e këtij grupbatalioni ku kryhen detyra të ndryshme si asgjësimin logjistik të municioneve, asgjësimin e municioneve të rënda konvencionale, asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara, pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura, si dhe kryen për njohjen, identifikimin e municioneve konvencionale të NATO-s dhe ish-traktatit të Varshavës. Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO”, thotë në video major Tanushi, i cili është shpallur Dëshmor i atdheut bashkë me efektiven e vrarë më 6 maj në të njëjtin mision Zarife Hasanaj.