Konferenca për shtyp/ Basha -Rames: Do te lutesh te kesh fatin e Gruevskit

Diel, 12 May 2019 17:14

Pas dhunës së djeshme policore mbi protestuesit, dhunimi dhe arrestimi i paligjshëm i sekretarit organizativ  të PD-së Sait Dollapi dhe  protesta e nesërme kombëtare e opozitës kanë nxjerrë në një konferencë për shtyp liderin e opozitës Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se, kryeministri Edi Rama është shumë i shkëputur nga realiteti që sheh gjithçka si film nga vila e tij.

“Kështu nuk mund të vazhdohet”, u shpreh Basha. Basha i beri thirrje Rames te mos i kaloj caqet sepse ne rastin me te mire do kete fatin e Nikolla Gruevskit

Mungesa totale e normalitetit mori përmasa dramatike mbrëmë, kundër mijëra protestuesve që kërkojnë kthimin e normalitetin. Përgjigja e një junte kriminale për protestuesit e qytetareve të Tiranës, që kanë marrë doza të larta të gazit helmues dhe lotsjellës, që u përdorën bashkë me dhunën pa fre, kundër qytetarëve që kishin dalë për të mbrojtur të drejtat e tyre, që kërkonin të drejtën themelore një qeveri të dalë nga vota.
Edi Rama u shfaq para shqiptarëve i shkëputur nga realiteti, të cilin e pa edhe mbrëmë si film nga si një sundimtar nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel. Ai ka dy mënyra për t’u sjellë. Herë bën gaztorin, herë të fortin e lagjes, duke u fshehur pas gazit helmues.
Beteja jonë nuk është betejë për pushtet, nuk është sfidë personale, sepse në sfidën personale e kam mundur në 2011-ën. Në këtë betejë nuk jam nisur të mund Edi Ramën, sepse ai është i mundur. E ka mundur pushteti 21 vjeçar, hajnia, arroganca. Jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të garantuar mundësitë për shqiptar që të jetojë me dinjitet.
Sot, kam një mesazh për Edi Ramën: Mos i kalocaqet, mos bëj të fortin pas autoblindave dhe gazit lotsjellës. Harroje që do të mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do të kesh fatin e Nikolla Gruevskit.

Modifikuar më Diel, 12 May 2019 17:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...