VIDEO/ Baraka që shërben si qendër shëndetësore në Korçë

Hënë, 13 May 2019 08:32

Për banorët e fshatit Dersnik, kjo barake, shërben si qendër shëndetësore prej vitit 1991. Dhurata e popullit belg, ende mbahet në këmbë edhe pse funksioni i saj ishte provizor. Dërrasat janë kalbur nga koha, ndërsa çatia është gati të shembet ,duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Të bësh një vizitë në qendrën shëndetësore të fshatit, duhet të mendohesh mirë. Jo vetëm amortizimi i barakës, por edhe linjat e energjisë elektrike, që shtrihen nga kabina pak metër larg, mund të sjellin pasoja fatale, sidomos në kohe me reshje.

Me rrezikun mbi kokë punon edhe stafi mjekësor, i cili prej vitesh detyrohet të shërbejë në kushte të vështira dhe te papërshtatshme. Në Qendrën Shëndetësore të fshatit Dersnik, marrin shërbim mbi 800 banorë, të cilët prej vitesh përsëritin kërkesën për bashkinë për ndërtimin e një godine të re./abcnews

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...