Moti i keq që ka përfshirë Vlorën prej mbrëmjes së djeshme ka sjellë dhe pezullim të lundrimit detar. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të niset sot drejt Italisë pasi deti me dallgë deri në 6-7 ballë e bën të pamundur lëvizjen e tragetit.
Ndërkohë edhe anijet e vogla kanë marrë njoftim të mos dalin në lundrim deri në një urdhër të dytë.