Merkel: Europa vetëm e bashkuar përballet me Kinën, Rusinë dhe SHBA

E mërkurë, 15 May 2019 20:33

Europa duhet të ripozicionojë veten për t’u përballë me sfidat që i dalin para nga tre rivalët e saj global, si: Kina, Rusia dhe SHBA. Kështu është shprehur Angela Merkel gjatë një interviste para zgjedhjeve të fundit të saj europiane si kancelare e Gjermanisë.

Gjatë një interviste për The Guardian, Merkel deklaroi se Europa duhet të përballet me sfidat që variojnë nga ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhje, ndikimit ekonomik të Kinës dhe monopolit amerikan në shërbimet dixhitale. Ajo është shprehur se Europa duhet të përmirësohet në krijimin e një fronti të bashkuar.

“Nuk ka dyshim që Europa duhet të ripozicionohet në një botë të ndryshuar”, tha Merkel gjatë një interviste në zyrën e saj në Berlin. “Siguria e vjetër e rendit të pasluftës nuk zbatohet më.”

Ajo shtoi se Kina, Rusia dhe SHBA po na detyrojnë, herë pas here, për të ndërmarrë qëndrime të përbashkëta. Por kjo është diçka e vështirë, duke marrë parasysh interesat tona të ndryshme. Megjithatë, ne e bëjmë një gjë të tillë, p.sh, politika jonë në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

“Politikat tona për Afrikën, tani, ndjekin një strategji të përbashkët, e cila pak vite më parë do të ishte diçka e paimagjinueshme. Kështu që ne vazhdojmë të hedhim një hap para. Mirëpo, ende forca jonë politike nuk është akoma në përpjesëtim me forcën tonë ekonomike”.

Në intervistën e saj dhënë për gazetarët e gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” në bashkëpunim me “The Guardian”, Merkel tha: se Brexit ishte pika më e fortë e viteve të fundit për Europën, por që topi tani ishte në gjykatën e Britanisë së Madhe, në mënyrë që kjo e fundit të largohet nga BE, duhet të ketë një shumicë parlamentare, për të mos u pozicionuar thjesht kundër diçkaje.

Gjenerimi i një fondi për të trajtuar krizën mjedisore mbeti “shqetësimi më i madh” i saj. Gjermania synonte të kishte një qëndrim neutral ndaj ndotjes mjedisore në vitin 2050-të, por kjo ishte gjithashtu një sfidë e jashtëzakonshme.

Kjo intervistë vjen në një moment të rëndësishëm për Merkel, 14 vjet si kancelare e Gjermanisë, pasi partia e saj, Bashkimi Kristian Demokratik, po përballet me mundësinë e një humbjeje të konsiderueshme sipas sondazheve, pavarësisht se analistët janë të mendimit se ajo mbetet mjaft popullore për të marrë mandatin e katërt, deri në vitin 2021.

Zgjedhjet konsiderohen një shans për populistët në Gjermani dhe në të gjithë kontinentin, ku dhe po ndërtojnë një popullaritet gjithmonë në rritje, me një zgjënjim dhe pasiguri të vazhdueshëm me politikën në Bruksel dhe me shtetet anëtare.

“Shumë njerëz janë të shqetësuar për Europën, përfshirë edhe veten time”, tha Merkel. “Kjo do të thotë se ndihem edhe më e detyruar për t’u bashkuar me të tjerët për t’u siguruar që Europa të ketë një të ardhme”.

Por kopjimi i të drejtës populiste nuk do të shpëtojë të majtën.

Ajo tha se kolegët e saj duhet të ndalojnë së luajturi me gjeste populiste, duke përjashtuar në mënyrë kategorike hapjen në bashkimin e forcave politike të qendrës së djathtë për populistët e ekstremit të djathtë si Matteo Salvini.

“Kjo është me të vërtetë një kohë kur ne duhet të luftojmë për parimet tona dhe vlerat themelore”, tha Merkel. “Krerët e shteteve dhe qeverive duhet të vendosin se sa larg do ta lejojnë populizmin të shkojë ose ne jemi më në fund të gatshëm për të marrë përgjegjësi të përbashkëta”.

“Deklarata se për 70 vite ne kemi pasur paqe, nuk është më e mjaftueshme për të justifikuar projektin europian” Pa pasur argumente për të justifikuar Europën, projekti europian i paqes do të jetë në një rrezik shumë më të madh, se sa dikush mund ta mendojë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...