Prokuroria kërkon burg për ish-gjyqtarin e Lartë

Premte, 17 May 2019 13:05

Për njeriun që ka bërë për disa vite drejtësi, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg. Bëhet fjalë për ish-gjyqtari i Lartë, Admir Thanza.  Ai akuzohet për falsifikimin e formularëve të dekriminalizimit, që u zbulua nga ONM, në të cilin rezulton i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Për mos deklarimin në formular, Thanza pretendon se posedon një dëshmi penaliteti të pastër dhe se nuk ka fshehur asnjë krim. Sidoqoftë alibia mbetet e vështirë për t’u besuar, përderisa shteti italian e konfirmoi me letër porosi ngjarjen për të cilën, njeriu që mbante çekiçin e drejtësisë, ishte shpallur fajtor 20 vite më parë.

Rezulton se në 1999, Thanza është dënuar, pasi në 18 qershor 1999 në San Gulian bashkë me persona të tjerë dyshohet të ketë vjedhur, por ky vendim nuk është deklaruar prej tij në formularët e dekriminalizimit. Seanca e radhës ndaj ish-gjyqtarin Thanza do të zhvillohet më 31 maj, ditë në të cilën mbrojtja do të konkluzionet e saj.

Login to post comments