Plagosi të ëmën dhe një person tjetër, arrestohet i riu vlonjat

Saturday, 18 May 2019 13:16

Një 26-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka plagosur të ëmën dhe një person tjetër.

Në pranga është vënë shtetasi G.M., 26 vjeç, banues në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë pas konsultimit me Prokurorin, kanë bërë arrestimi i tij, pasi ky shtetas ka plagosur me thikë nënën e tij dhe një shtetas tjetër për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".

Login to post comments