Përplasje me armë mes familjes shqiptare dhe asaj italiane, dy të plagosur....

Hënë, 20 May 2019 13:48

Një grindje për motive banale mes dy familjeve fqinje në Itali, njëra prej të cilave shqiptare, ka çuar në plagosjen me armë zjarri të dy personave.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së dielës në qytezën Prata Goivine në provincën e Kuneos.

Prej kohësh raporti mes dy familjeve fqinje ishte i tensionuar.

Hetimet e policisë kanë zbardhur se në këtë grindje janë përfshirë 4 persona.

Ishte shtetasi italian që qëlloi me armë tip pistoletë kundër familjes shqiptare. Një prej plumbave plagosi në krah bashkëshorten e shqiptarit, dhe një plumb qëlloi kunatin e italianit.

Gruaja shqiptare ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa 40 vjeçari italian është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Kuneos në prognozë të rezervuar.

Prokuroria italiane ka nisur një proces hetimor.

Login to post comments