Thellohet skandali/ Gazetari i "BILD": Laboratorin e drogës e kam parë tani, jo në 2016

Tuesday, 21 May 2019 20:26

Gazetari gjerman i prestigjiozes Bild, Peter Tiede, ka qenë një ndër personazhet më të komunikuar në Shqipëri kohët e fundit për shkak të një shkrimi të tij ku shprehej se Shqipëria është në duar të gangsterëve.

Mbrëmë ai ka qenë i ftuar në emisionin e Adi Krastës në një lidhje të drejtpërdrejte.

Në shumë media u shkrua se ai kishte folur për laboratorin e drogës në vitin 2016 në Xibrakë, por Tiede shkon edhe më tej duke sqaruar në facebook se ka pasur një mangësi në përkthim, pasi ai laboratorin e ka parë tani dhe jo në vitin 2016.

Gjatë intervistës me krastën ai u shpreh se ka shumë njerëz që nuk duan që të flasin në Shqipëri dhe më janë vetë ofruar për të folur me ta jashtë Shqipërie.

Kryesisht ai është shprehur se ata që duan të flasin janë policë dhe persona që kanë punuar në administratë.

Ai gjithashtu shtoi: “Ishte kënaqësi që të thosha gjëra, që kolegët shqiptarë nuk mund t’i thonë- të paktën jo aq lehtë,”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...