PLL: Të reagojmë sa nuk është vonë per shfaqjen e simboleve komuniste dhe instalimin i sigurimsave

Saturday, 25 May 2019 10:18

Shfaqja thuajse e perditshme e simboleve komuniste ne prezence dhe te zyrtareve te larte te shtetit, instalimi i sigurimsave ne postet kyce te administrates, sulmi qe po iu behet nacionalisteve dhe antikomunisteve nga pushteti ka bere qe te reagoje ashper Partia Levizja e Legalitetit permes kryetarit te saj z.Shpetim Axhami.

Deklarata e Partise Levizja e Legalitetit

Permes nje komunikate per shtyp Partia Levizja e Legalitetit thekson se: “Sheh me shqetesim te madh zhvillimet e fundit ,ngritjen e nje fryme te qellimshme e te rrezikshme ,duke bere te mundur zgjimin e elementeve te regjimit diktatorial komunist.
Per PLL keto zhvillime vazhdojne te mbajne gjalle frymen e urretjes mes shqiptareve ,tentohet te mbahet strukur ajo qe komunizmi na ka shkaktuat per rreth 50 vjet ,si dhe kerkohet te helmohet brezi i ri me propogande te kuqe.
Perdorimi i simboleve komuniste here pas here ,lufta e ashper kunder intelektualeve qe duan te zbardhin historine e vertet si rasti i z.Tufa ,zgjedhja e Skender Ehtem Gjinushit ne krye te Akademise se Shkencave, perkujtimi  i Kongresit  famkeq  te Permetit me foto te diktatorit , prezenca ne administrate e rreth 500 sigurimsave verteton me se miri ate qe ka deklaruar kryeministri aktual se :
“Nuk keni pare gje akoma “
Eshte pergjegjesi e sejcilit qytetare ,nga me  i thjeshte e deri tek intelektuali me i larte ,te reagoje me pergjegjshmeri te plote SA NUK ESHTE VONE per largimin e kesaj qeverie socialkomuniste duke kthyer shpresen tek shqiptaret per nje demokraci te vertete ne mes te Europes kundrejt nje dekomunistizimi total te shoqerise”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...