Letrat e Ramës qytetarët i hodhën në kazan. Ik sa je në kohë e mos provoko…

Diel, 26 May 2019 17:33

Nga Gëzim Luca

Ke porositur mediat rreth teje te na rrokanisin kokën me letrat e tua drejtuar liderit te opozitës, megjithëse e din mire qe ne te vërtetë po ju shkruan mbështetësve ne mbarim qe te kane mbetur. Ju shkruan atyre qe te sollën ne pushtet dhe atyre qe te kane kapur peng dhe nuk te lënë as te mendosh se çngjet rreth e rrotull. Asnjë pergjigje nuk te hyn as del ne veshët e tu te stërzgjatur nga fudullëku, madhështia qe te jep kolltuku ku je ulur, por këmbëngul si mushka te mos dëgjosh, shikosh dhe reagosh. Do kisha dëshirë te te thoje ”behu burrë” dhe qëndro ne zyre kur qytetaret dalin ne proteste, numrin e tyre qe sa vjen e shtohet, por e ke bere te ditur për çdokënd se ke mbetur një çun blloku edhe ne mentalitet, duke menduar se me “policinë” dhe Sandrin ne krahë e shtyp popullin protestues.
Mos harro: -Ramiz Alia i ndali tanket qe kishin marre urdhër te shtypnin popullin ne vitet 90 tek ura e Lanes, kjo jo se i dhimbeshin populli, por dinte fatin e tij.
Skenarët qe te vijnë ne mendjen tende te hallakatur se mund te shuash pluralizmin ne Shqipëri me makinacione sa te reja dhe te vjetra, do te jene dështimi me madh qe ka njohur pluralizmi ne vendin tone. Kur mendon se i bën varrin tjetrit, thonë se një tjetër me i madh është hapur për ty, ti gëzohesh me këtë fakt unë jo.
Ta themi troç fare, mundet ta kishe mbaruar mandatin sikur te ishte vetëm problemi i premtimeve te pambajtura, por harroje te organizosh zgjedhje, je i damkosur si manipulator zgjedhjesh, i vjedh, i tjetërson. Tani ti del e thua ku është fakti, te cilin e kane brenda gjithë ata qe ke rreth vetes, këdo te shikosh qe ke afër, duke te fërkuar kurrizin e te thotë vazhdo se ke mire, është veçse një hajdut ordiner dhe zgjedhjesh, ( kjo jo për socialistet e ndershëm qe kane hallin njëlloj si unë).
Unë nuk te besoj se mund te besh zgjedhje pa i tjetërsuar. Ik o Ram sa je ne kohe sa nuk është vone. Mos na e provo zemërimin, mjaft na ke zhytur ne hallet tona te përditshme. Na lër te jetojmë ne vendin e te pareve tone, tanimë nuk ikim ne, por ti.

Modifikuar më Diel, 26 May 2019 17:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...