Breshëri në lokal/ Identifikohet autori i ngjarjes, qëlloi me armë 35 vjeçarin

Hënë, 27 May 2019 12:02

Detaje te reja pas ngjarjes se mbremshme ne Lezhe, ku u qellua me arme zjarri nje 35-vjeçar, teksa ishte i ulur ne lokal.  Policia ben me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar te plagosjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K.

Njoftimi i policise

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit R. K., ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 88 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Ngjarja

Policia njoftoi mbreme se ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Gurra”, ku shtetasi R. K., banues në Lezhë është plagosur me armë zjarri. Me pas ai u dergua në  spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqeruar disa persona qe ishin te pranishem ne lokal ne kohen kur ndodhi plagosja.

Sipas informacioneve, i demtuari po qendronte ne nje lokal, kur disa minuta me vone nje  person i eshte afruar lokalit dhe ka qelluar ne drejtim te kembeve te tij.

I lenduari, R.K ne deshmine e pare qe dha per policine, ka deklaruar se nuk e ka idene perse eshte qelluar. “Nuk kam konflikte me njeri dhe se nuk kam fare dijeni se kush mund te ishte atentatori”- ka thene ai.

Informacioni paraprak

Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...