Dyshohet se vrau avokatin grek, çfarë thoshte motra për Eno Matën

Hënë, 27 May 2019 21:55

Eno Mata, apo Aleksandër Mata, i riu që mbeti i plagosur sot në fshatin Pore të Vlorës, aty ku humbi jetën edhe Sotiraq Mëhilli rezulton person me precedent penal në Greqi, ndërsa dyshohet si njëri prej autorëve të vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalesi Zafeiropoulos.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shtetin fqinjë, ka folur edhe e motra e Matës. Iliana e ftuar në një emision televiziv siç mëson “BalkanWeb” shprehet se pas ngjarjes kishte komunikuar me të, dhe e kishte siguruar se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

“Për përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit e kam marrë vesh dje nga mediat. Para dy javësh, konkretisht e shtunë, me ka marrë në telefon. Me tha që jam djalë i mirë, mos u shqetësoni. Jam në fshat, rri e qetë. Bëhet fjalë për fshatin Poro, ku kemi shtëpinë. Gjithnjë kemi pasur frikë për të, pasi është atje pa lekë, pa përkrahje. Nëna jonë ka kombësi greke dhe ne kemi të gjithë dokumentet greke përveç Aleksandros. Ai nuk i mori dot se ishte arrestuar për grabitje. Ai nuk arriti të betohej kështu që ngeli shtetas shqiptar dhe menjëherë pas përfundimit të dënimit e shoqëroi policia në kufi dhe e lanë aty pa lekë”.

Më tej, e motra vijon rrëfimin dhe flet për një karrierë të shkëlqyer të vëllait të saj në sport, kryesisht futboll.

“I vunë ndalim hyrje për në Greqi. Neve na njoftuan shumë njerëz në Megalopoli qe në media shihnin fotografinë e Aleksandros. Ai ka ardhur në Greqi në klasë të dytë fillore. Ne kemi punuar punë të ndryshme duke pastruar shtëpi apo nëper magazina. Aleksandro dhe motra tjetër janë marrë dhe me sport dhe kane marrë shumë medalje, veçanërisht Aleksandro. Ai ka dalë i 5-ti në Greqi në 200 dhe 300 metra vrap. Ka qënë dhe futbollist shumë i mirë. E ka kërkuar dhe AEK dhe Panionios për skuadrën e 20-vjeçarëve. E kërkonte dhe Astera por skuadra e tij nuk e linte dhe i kishte premtuar që do e linte kur të merrnin kupën e Greqisë dhe madje do e çonin dhe në Akademinë Sportive që ishte ëndrra e tij”.

E motra tregon ndër të tjera se kur nisën problemet e Enos me drejtësinë.

“Në 2001 nëna jonë u sëmur me probleme të rënda shëndetësore dhe skizofreni. Nuk dimë nëse luajti rol kjo tek vëllai, por papritur çdo gjë ndryshoi. Ai nga tip që nuk pinte as coca-cola e as portokalladë te ambalazhuar, por vetëm të shtrydhur dhe fruta, filloi ta gdhinte natën e të bënte shoqëri të reja. Dhe brenda pak muajsh ndodhen ato që ndodhen. Se di ça ndikoi. Ndarja e prindërve, fakti që se linin të ikte nga skuadra, diçka brenda tij që nuk e menaxhonte dot, diçka trashëgimi, se di. Ajo që ndodhi ishte si vdekje në shtëpinë tonë, por ne besonim tek drejtësia. Do dënohej për ç’ka beri dhe do dilte tek të 30-at dhe do ishte prapë pranë nesh me një shans të ri. Në gjykatë kemi dëgjuar që ai bënte grabitje të çuditshme. Një herë kishte dhënë librezën e tij t’ja mbushnin se s’kishte para, një herë tjetër i pamaskuar përshëndeste nga kamera e sigurisë. Në gjykatë madje tha: “Doja të bëhesha i famshëm. Meqë nuk ma lejuan, u bëra vetë i famshëm”.

Po ashtu ajo tregon se Eno Mataka pasur edhe çrregullime mendore.

“Ka qënë i shtruar dhe në psikiatrinë e Burgut Koridhalos. Nuk na kanë dhënë shumë sshpjegime në Koridhalo por dhe kur e çuan në burg tjetër ne nuk kishim mundësi ekonomike t’i shkonim dhe flisnim vetëm në telefon. Herë na thoshte më helmuan në kafe, herë kërkonte të ndërhynim ta çonin në spital, herë na kërkonte para për të ndihmuar një shok. Pastaj pas dy ditësh thoshte që ai vari veten dhe vdiq tek shkalla. Kishte gjithnjë nevojë të ndihmonte dikë. Në një grabitje që bëri në Korintho, siç thanë dëshmitarët, vraponte dhe hidhte paratë në oborret e shtëpive. Në 8 vitet që ka qënë brenda, ne nuk kishim mundësi ta ndihmonim, nga ana mjekësore e kam fjalën. Për ne zëre se ka vdekur, po vuajmë vdekje të dytë në shtëpi. Se dimë si do e përballojë ai gjithë këtë situatë”,- tregoi e motra.

Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë me disa shqiptarë të tjerë kanë grabitur një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë në qershorin e vitit të kaluar, ndërsa pas kësaj ngjarje ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Ai dyshohet si njëri prej autorëve të vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalesi Zafeiropoulos.

Pas grabitjes, Aleksandër Mata shkroi në gjuhën greke një pusullë me mbishkrimin ku theksonte se ai është grabitës, por nuk është vrasës.

“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”- shkroi ai në letër, ndërsa në fund kishte lënë shënimin: “Maradona – këmbëshpejti”.

Sipas të dhënave të policisë shqiptare, rezulton se Mata, i plagosur sot nuk ishte në kërkim nga Policia e Shtetit. Në vendin e ngjarjes mësohet se janë gjetur dy kallashnikovë dhe një makinë e djegur me targa false. Deri tani janë shoqëruar 7 persona për t’u pyetur për ngjarjen. Hetimet janë shtrirë në disa pista, përfshirë që nga vrasja e avokatit grek e deri tek konfliktet e mundshme në zonën ku dy të rinjtë jetonin. Dy të rinjtë siç shprehen banorët ishin shokë mes tyre. Banorët e zonës janë shprehur se dy të rinjtë nuk njiheshin si problematikë në zonë, ndërsa hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij atentati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...