Thirrjet blasfemike në stadiumin e Laçit, heshtja e mediave dhe eunukeria e shtetit!

Tuesday, 28 May 2019 17:33

Nga Elton Laska

Si rrallë herë, për arsyen që ndodhem jashtë Shqipërie për pak ditë, e ndoqa me shumë dëshirë në televizion ndeshjen e rëndësishme të javës së parafundit të kampionatit shqiptar të futbollit, Laçi—Tirana.

Një incident në përmasat e skandalit ka ndodhur këtë të dielë në stadiumin e Lacit, ku një grup tifozesh bënin thirrje fetare duke fyer dhe komunitet e tjera fetare, kryesisht ate katolik në Kurbin dhe gjithë Shqipërinë. Ky grup individësh që nuk përfaqwsojnë tifozërinë e Tiranës (mendoj unë), të nxitur nga elementë antikombëtar e duke përfituar nga mungesa e përgjegjësisë, kanë lëshuar thirrje fetare dhe fyerje karshi banorëve të qytetit tim, ku futbolli është argetimi i vetëm që i ka mbetur këti qyteti.

Vlen të përmend se nga ky stadium kanë marrë shkas ngjarje tepër të bujshme për zonën por edhe për mbarë Shqipërinë. Nuk dëshiroj ti përmend por ata që e njohin trevën e Kurbinit e dinë fare mirë se për çfar po flas!

Këta injorantë kalibri që s’kanë as zot, as dinjitet e as kanë lexuar kurrë një libër nuk e dinë se këto thirrje i bënë karshi atyre burrave të fisëm, kryesisht Kurbinas e Malsorë e Mirditorë, paraardhësit e të cilëve ia kanë dhënë përgjigjen e duhur Haxhi Qamilit, idhullit të këtyre kokëpalarëve.

Prita me durim të madh median por më kot, e pakuptimtë heshtja e tyre! Teksa kur ndonjë tifoz i Laçit hedh ndonjë shashkë në stadium hapen faqet e para të gazetave, gelojnë portalet e gjitholloget e sportit japin mend në banaqet e studiove ku më shumë flasin velinat se futbollistet. Këto media heshtën turpshëm, por më e rëndë është heshtja e shtetit. Ata që bënë thirrje blasfemie, përçarëse në stadium, sot do duhej të ishin prapa hekurave, por policia dhe drejtësia janë të zënë duke burgosur ata që protestojnë kundër oligarkisë, krimit dhe korrupsionit.

Sandër Lleshaj duhet të reagojë për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë Komuniteti Mysliman duhet të distancohet urgjet nga kjo ngjarje e turpshme, që minon tolerancen fetare në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...