Sherr me armë mes krushqëve, dy në pranga, 4 në kërkim

E mërkurë, 29 May 2019 14:41

Një konflikt familjar për pak nuk ka degjeneruar në një përplasje me armë.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije", "Plagosje e lehtë me dashje", "Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz

“Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi i plotë:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar ku është përdorur dhe arma e zjarrit

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen Valias i ri, po ndodhte një konflikt midis dy familjeve (krushqi), ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije", "Plagosje e lehtë me dashje", "Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistolete, shtetasin N.D., 43 vjeç, (vellai i dhëndrit), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në famije” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ''Plagosje e lehte me dashje'' dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”.

Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të metejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...