Raporti i Antimafias italiane: 4 milion euro drogë u trafikuan nga Shqipëria në vetëm 3 muaj!

Premte, 31 May 2019 11:49

“Vetëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, krimi i organizuar shqiptar, sipas të dhënave që janë publikuar nga DIA (Direzione Investigativa Antimafia) dhe DNA (institucion statistikash), ka sjellë në brigjet italiane një sasi të konsiderueshme droge, në një vlerë të llogaritur prej rreth 4 milion euro”.

Shifrat e përcjella nga agjencia shtetërore italiane e lajme ANSA, i referohen statistikave të Antimafias së shtetit fqinjë dhe tregojnë se eksporti ilegal i drogës nga Shqipëria në Itali vijon të mbetet i lartë.

Siç përshkruhet edhe në raport, baza e parë e logjistikës në Adriatik është Bari, por edhe në rajonin e Ulët të Molises janë gjetur vende të qëndrueshme sekondare.

Kështu Vincenzo Musacchio, Presidenti i Observatorit Rajonal të Antimafias së Molises, lidhur me organizatat mafioze shqiptare ka deklaruar se, ato janë gjithnjë e më shumë të interesuara për të trafikuar drogë në Itali, duke përmendur rajonet e Molise dhe Abruzzos ku problem mbetet kokaina.

 “Sasitë e lëndëve narkotike janë ende duke u transportuar me anije në Itali, por një aktivitet më i fortë kontrolli nga autoritetet e policisë italiane ka zhvendosur kontrollin e trafikut të lëndëve narkotike edhe përmes rrugëve tokësore, me kamionë ose makina që zbarkojnë në portet e Ankonës dhe Barit dhe më tej ndjekin rrugën adriatike që kalon në Puglia, Molise, Abruzzo dhe Marche deri në veri të Italisë”, citohet ai nga ANSA.

/Boldnews.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...