Shefqet Gjana nga burgu i Spaçit në “Qytetar Nderi” i Kamzës, familjarisht i persekutuar nga komunizmi

Premte, 31 May 2019 19:48

Familjet e mëdha, njerëzit me karakter dhe personalitet sado të tentosh t’i gjunjëzosh nuk ia arrin dot. Kjo është provuar gjatë regjimit komunist, ku kundërshtarët e instalimit të diktaturës, njerëzit e lirë kanë guxuar që të flasin dhe veprojnë pa marrë parasysh as pasojat. Kuptohet që regjimi kriminal i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945, përdori çdo mjet, deri tek dhuna dhe vrasjet për të tjetërsuar familjet e mëdha në vend, gjunjëzuar njerëzit e shkolluar, por edhe pse ishte një nga regjimet më vrastare në Europë, sërish nuk ia arriti. Shqiptarët sot kanë mësuar rreth masakrave të diktaturës, dinë me emër mbiemër familje dhe personalitete të shquara të burgosur dhe pushkatuar si dhe persekutorët e tyre të cilët në fakt nuk morën çfarë meritonin. Ish të persekutuarit politik kanë luftuar dhe sakrifikuar për një Shqipëri të lirë, për  demokracinë që sot jetojmë, por kjo shoqëri, ose më saktë pushteti ndër vite duhej të bënte më shumë për ta. Nuk po ndalemi në këtë pikë, pasi kjo është tjetër temë, por po sjellim në vëmendje një personalitet, një burrë fisnik i cili ka vuajtur burgjeve të komunizmit, madje jo vetëm, por më parë i janë burgosur dhe familjarët e tij, babai, gjyshi, daja.
Ai quhet Shefqet Shaqir Gjana, i lindur në Kukës, sot banor i Njësisë Administrative Paskuqan, pjesë e Bashkisë Kamëz. 79-vjeçari Gjana, pavarësisht vuajtjeve gjatë regjimit komunist gëzon shëndet të plotë dhe memorie të jashtëzakonshme për të të rrëfyer krimet që vet mund te ketë parë, dëgjuar apo dhe lexuar për to. Shaqir Gjana do të ishte vetëm një ndër pjesëtarët e fisit të cilët komunistët nuk do t’i honepsin dot, e do të turreshin drejt tyre më urrejtje për t’i nënshtruar duke përdorur dhe mjetin e fundit që kishin në dorë; arrestimet dhe torturuarat ndaj tyre por qe nuk do te ia arrinin.
Shefqet Gjana ka vuajtur 8 vite burg si i dënuar nga neni famëkeq “55”, për agjitacion propagandë  sepse sipas rrufjanëve të komunizmit, segmenteve të sigurimit të shtetit ai na kishte menduar të vriste (që në fakt duhej t’i ndodhte), Enver Hoxhën. Intelektuali nga fshat Gabrricë e Bicajt të Kukësit do të arrestohej në vitin 1979 për tu dënuar një vit më vonë me 8 vite heqje lirie, dënim që do ta vuante në burgun famëkeq të Spaçit. Pas lirimit nga birucat skandaloze të diktaturës intelektuali Shefqet Gjana do të çonin në punë prodhuese kooperativë për disa vite e më pas dhe internuar ne vitin 1986. Pas rënies së regjimit vrastar të Enver Hoxhës, Shefqet Gjana do të anëtarësohej në PD si dhe angazhohej në funksione ndër vite. Për tu theksuar është fakti se babin... e ka të dekoruar me Medaljen e Patriotit të Klasit të Parë, gjyshin e nënës, Islam Spahiun të dekoruar me Urdhrin e Lirisë të Klasit Parë dhe vlerësimin “Nderi i kombit”, ndërsa Sheqet Gjana është dekoruar me Urdhëri “Naim Frashëri”.
Kush është Shefqet Shaqir Gjana?
Ka lindur më 1 qershor 1940 në fshatin Gabrricë të Bicajt rrethi Kukës. Shkollën fillore e kreu në fshat, atë 7-vjeçare në Bicaj. Në vitin 1960 ka mbaruar shkollën pedagogjiken në Shejnaze Juka, Shkodër.
Në vitin 1965 ka mbaruar Institutin e Lartë në Shkodër dega Gjuhë- Histori- Letërsi. Ai është vlerësuar gjithnjë si nxënës e student me rezultate mjaft të mira në mësime.
Pas mbarimit të studimeve ka punuar mësues rreth 6 vite në vendlindje. Në vitin 1970 duke qenë dhe pasardhës të nacionalistëve dhe personave që ishin dënuar më parë nga komunizmit, fati i keq do të përndiqte dhe do të dënohej edhe ai me akuzën agjitacion propagandë (neni famëkeq 55), sepse na kishte menduar për t’i bërë atentat Enver  Hoxhës!.
Dënimin e vuajti të gjithin në Spaç duke punuar në galeri. Është liruar në vitin 1978 dhe me pas është punësuar në kooperativë bujqësore për 10 vjet. Në vitin 1986 është internuar sërish për 3 vjet.
Me 11 janar 1990, Shefqet Hoxha iu bashkua menjëherë lëvizjes antikomuniste duke u anëtarësuar në forcën e parë antikomuniste që shkallmoi diktaturën, Partinë Demokratike.
Në konferencën parë të degës së PD Kukës, është zgjidhur anëtar i kryesisë të PD  së rrethit. Në vitin 1991 është emëruar Kryetar i Këshillit të Bashkuar Bicaj. Deri në fund të vitit 1996 ka punuar si sekretar PD së rrethit Kukës. Më pas Shefqet Gjana do të zhvendoset me familjes në Paskuqan ku jeton dhe sot e kësaj dite ku ka kryer disa detyra si kryeplak, kryetar PD, anëtar Këshilli Komune, Sekretar i Deputetit Leonard Demit etj. Shaqir Gjana është autor i botimit të 15 libra me tregime, novela, roman, memoristika 6 vëllime poetike dhe publicistikë.
Shpallet “Qytetar Nderi” i Kamzës
Në kuadër të përvjetorit të 23-të të Bashkisë Kamzës, kryebashkiaku Xhelal Mziu ka vlerësuar me certifikata mirënjohje mjaft personalitete të zonës në fusha të ndryshme, pa harruar që njërin prej tyre të ia propozojë Këshillit Bashkiak për ta shpallur “Qytetar Nderi”.
Në postimin që vet z.Mziu bën në FB shkruan pas ceremonisë: “I jepet titulli "Qytetar Nderi" legjendës së qëndresës antikomuniste z. Shefqet Gjana, ish i burgosur politik i komunizmit!”.
Natyrisht që Shefqet Gjana për çfarë kishte vuajtur në burgjet e regjimit komunist, atë çfarë realisht me modestinë që e karakterizon por që ka dhënë në funksionet e tij që ka mbajtur politike dhe administrative, veçanërisht për kontributin e dhënë në Paskuqan, tashmë pjesë e Bashkisë Kamzës e ka merituar dhe ka gjetur konsensusin absolut për këtë vlerësim.

 

 

Modifikuar më Hënë, 03 June 2019 19:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...