1 Qershori/Liri Berisha feston me fëmijët në Tropojë, Besnik Dushaj: Faleminderit për dhuratat dhe mbështetje materiale

Premte, 31 May 2019 23:41

Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, znj. Lirie Berisha ka qenë sot në Tropojë, ku me rastin e festave të 1 Qershorit ka marrë pjesë në festimet e fëmijëve të Kopshtit nr 2 në këtë qytet, ku dhuroi për fëmijët e këtij kopshti, krevate, dyshekë, batanije, çarçafe si edhe lodra për fëmijë. Gjatë fjalës së saj, znj, Berisha shprehu gatishmërinë për ti ardhur sërish në ndihmë fëmijëve tropojanë. Ndërkohë që në një postim në profilin e tij në facebook, kryetari i Bashkisë Bajram Curri, Besnik Dushaj, ka falenderuar znj. Berisha për dhuratën e bukur që u bëri fëmijëve të qytetit.

Statusi i Besnik Dushajt kryebashkiakut te Tropojes

‘Të dashur miq, sot, kishim kënaqësinë të mirëpresim në Tropojë Presidenten e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, Dr.Lirie Berisha, me të cilën morëm pjesë në festën e 1 Qershorit të organizuar nga fëmijët e kopshteve të Bajram Currit. Me këtë rast Znj. Berisha dhuroi për fëmijët e kopshtit nr. 2 krevate, dyshekë, batanije, çarçafë, si dhe lojëra për fëmijë. Une e falenderova Znj. Lirie Berisha dhe Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë për ndihmën e dhënë dhe për gatishmërinë e tyre për t'i ardhur përsëri në ndihmë Tropojës dhe vogëlushëve tropojanë. Vizita e Znj.Berisha dhe ndihma e saj për fëmijët e kopështit nr. 2, të rikonstruktuar para pak ditësh, ishin me të vërtetë një dhuratë e bukur.:”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...