Duke nisur që nga dita e hënë e 3 qershorit, ndryshon testi teorik për marrjen e patentës. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se nga e hëna e parë e qershorit, do të operohet me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:
Në të eliminohen 1199 fjali ngatërrestare dhe janë korrigjuar 1848 fjali me gabime! Bëhet me dije se testi i ri teorik është më i kuptueshëm, më korrekt dhe më praktik. Po ashtu nga 4864 fjali do të jenë 3665, ose 25% më pak.
Shembull, hequr 1199 quiz-e si këto:
Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta… shfaqja e njollave mbi lëkurë… mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë…
Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni….
Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…
DPSHTR nxit të gjithë aplikantët dhe kursantët, që të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online.
“Të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! Gjithë vëmendja te ju. Mëso kalo”, thuhet në njoftim.