Një 46-vjeçar i shumëkërkuar ka rënë sot në prangat e policisë në Kuçovë. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.P, banues në Kuçovë rezulton i dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg për veprat penale ‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike’, dënim i dhënë në vitin 2017 nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Berat.
“Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike” i dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: A.P, 46 vjeç, banues në Kuçovë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat me Vendimin e datës 21.06.2017, e ka dënur me 11 muaj e 15 ditë burg për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.”-njofton policia.