Pas përfundimit të protestës së sotme opozita e bashkuar ka vendosur që të mbledhë sërish shqiptarët të shtunën e ardhshme.
Opozita e bashkuar e mbledhur në takim menjëherë pas protestës së sotme ka vendosur që protesta e ardhshme do të zhvillohet në datën 8 Qershor në orën 19:00.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga i gjithë kolegji i kryetarëve të PD dhe ish deputetët. Pritet që të jetë një tjetër protestë e madhe dhe mjaft e fuqishme.
Basha paralajmëroi në fund të protestës së sotme se është hera e fundit që flet me gjuhën e arsyes dhe se koha e fjalëve ka mbaruar dhe se në protestën e ardhshme do të flasë vetëm sovrani.