Katër tërmete të tjerë kanë shkundur Korçën që nga mesnata. Më i forti, 3.9 ballë, ka rënë në orën 5:49 minuta sot, 15 km në jug të korçës në thellësinë 5 km. Banorët e disa fshatrave janë ende të strehuar në çadrat e Emergjencave Civile prej dy ditësh, të frikësuar se lëkundjet do të përsëriten.