Pas një udhëtimi të gjatë, ariu i shpëtuar nga Shqipëria më në fund u dërgua në shtëpinë e tij të re ashtu si edhe luanët e kopshtit zoologjik të Tiranës të cilët pas udhëtimit të gjatë me makinë arritën të mbërrijnë në një vend të sigurt dhe me shumë kushte.
Deri ditën e nesërme, Rocco do të qëndrojë në një kafaz të zakonshëm, në mënyrë që ngadalë të mësohet me jetën e tij të re.
Së shpejti ai do të jetë në gjendje të shijojë shtëpinë e tij të qetë, afër natyrës në Bärrenëald Müritz.
Rocco mbërriti nga Shqipëria drejt Gjermanisë për një udhëtim i cili zgjati 45 orë.
Njoftimi është bërë në të gjitha mediat sociale të kompanisë e cila merret vazhdimisht me kafshët dhe kujdeset për të drejtat e tyre./F.H/SYRI.NET