Meta ironizon numërimin e votave nga PS

Hënë, 01 July 2019 22:17

Gjatë zgjedhjeve lokale u konstatuan disa parregullsi, ku në disa bashki numri i votave ishte më i madh se i votuesve, gjë e cila vuri në pikëpyetje ndershmërinë e procesit të votimit të zhvilluar ditën e djeshme pa pjesëmarrjen e opozitës.

Një rast i tillë ishte Bashkia e Urës Vajgurore, për të cilën KQZ deklaroi se kishin marrë pjesë në votime 5900 persona. Ndërkohë që sot kandidatja Juliana Memaj është shpallur votuese me 7666 vota.

Por më vonë, KQZ u justifikua duke thënë se ato ishin të dhëna paraprake dhe jo zyrtare.

Lidhur me diferencën mes votave dhe votuesve, ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta.

Presidenti ka publikuar në “Facebook” një meme me të cilën ironizon numërimin e votave.

Në postimin e tij, Meta shkruan:“Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...