Në spital paguajnë ryshfet/ Barometri: Gjysma e shqiptarëve, japin para nën dorë

Premte, 12 July 2019 21:20

Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat shëndetësore të vendit paguajnë ryshfet për të marrë shërbimin shëndetësore. Përfundimi ka ardhur nga barometri i Ballkanit, një vrojtim i kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Sipas vrojtimit, gjatë vitit të kaluar 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale apo qendrat ku ofrohet shërbim shëndetësor, paguan para nën dorë për tu kuruar. Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për tu kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Por shëndetësia nuk është i vetmi shërbim publik,, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë para nën dorë për ta përfituar. Edhe në sistemin arsimor, ndodh e njëjta gjë, ndonëse me një intensitet më të ulët.

Sipas barometrit, vitin e kaluar 13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind.

Vrojtimi i barometrit të Ballkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...