Italia rrëzon qeverinë “Rama” për drogën: Shqipëria, furnizuesi kryesor me hashash

Hënë, 15 July 2019 19:43

Qeveria shqiptare u referohet shpesh deklaratave mediatike të drejtuesve të antidrogës italiane që operojnë në Shqipëri për luftën kundër narkotikëve, duke i konsideruar si sukses operacionet mes dy vendeve. Por ndryshe nga qëndrimet për konsum publik në Tiranë, dokumentet e institucioneve shtetërore në Itali e rendisin Shqipërinë në nivele alarmante për trafiku e drogës dhe kultivimin hashashit.

Raporti i Drejtorisë së Përgjithshme të Antidrogës italiane për vitin 2018 vlerëson se Shqipëria mbetet kanali kryesor prej nga hyn droga në Itali. Raporti thotë se pjesa më e madhe e sasisë së marijuanës së sekuestruar në Itali në vitin 2018 është transportuar nga Shqipëria përmes rrugëve të ndryshme e kryesisht detare. Antidroga italiane ka sekuestruar gjithsej 14.258,98 kg marijuanë më 2018.

“Shqipëria,- thuhet në këtë raporti,- është kanali kryesor furnizues për Italinë e vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marijuanës së sekuestruar gjatë këtij viti”.

Po sipas raportit, grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marijuanës në Itali veprojnë kryesisht në rajonin e Puglias e në Campagna. Në raport evidentohet se si Shqipëria mbetet së bashku me Holandën dhe vendi kryesor në Europë i origjinës së trafikut ndërkombëtar të marijuanës. Gjithashtu Shqipëria konfirmohet për 2018 si vendi me shtrirjen më të gjerë të plantacioneve të mbjella me hashash në Europë.

Raporti i antidrogës italiane thekson raportet e ekspertëve të antidrogës italiane në Ankara të cilat informojnë se nga Shqipëria e Greqia trafikohet në Turqi sasi të konsiderueshme droge e njohur me emrin SKUNK e cila është një derivat kanabis i përpunuar e mjaft i fuqishëm.

Sipas antidrogës italiane, organizatat kriminale shqiptare kanë regjistruar gjatë viteve të fundit një përfshirje të gjerë në magazinimin e kokainës në portet holandeze e belge e cila përdoret më pas për llogari të grupeve të trafikantëve të drogës në Europë.

Grupet kriminale shqiptare, thuhet në raportin italian, janë të përfshira dhe në trafikun e heroinës e cila në Itali kontrollohet nga mafia napoletane Camorra në bashkëpunim kryesisht me trafikantë shqiptarë. Raporti i antidrogës italiane informon se në territorin italiane gjatë vitit 2018 janë arrestuar e vënë nën akuzë për trafik lëndësh narkotike 1917 shtetas shqiptarë, -2 % më pak më pak në krahasim me vitin 2017 kur numri i tyre ishte 1967.

Raporti i agjencive shtetërore italiane ka një kontradiktë të fortë me deklaratat e qeverisë “Rama” dhe të zyrtarëve italianë që merren me luftën kundër krimit dhe trafiqeve në Shqipëri. Në jo pak konferenca, Edi Rama u është referuar të dhënave të Guardia Di Financa që ka operuar në Shqipëri, të cilët kanë thënë se Shqipëria ka bërë hapa parë në luftën kundër trafiqeve. Edhe në rastet kur opozita ka akuzuar qeverinë për trafiqet, kjo e fundi ka nxjerë deklarata të Guardia Di Financa të thënë në Tiranë dhe në prani të ambasadorit të Italisë. Por pavarësisht qëndrimeve publike të qeverisë për suksese në luftën kundër drogës, raporti vjetor tregon të kundërtën duke e vendosur Shqipërinë në “kanalin kryesor të transportit të dogës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...