“Nxehem nga hipokrizia që ekziston”, Marku: Gazetaria po vritet

Hënë, 15 July 2019 21:40

Profesori i Shkencave të Komunikimit Mark Marku i ftuar në emisionin “A shoë” të drejtuar nga Adi Krasta në “News 24”, i pyetur mbi faktin se përse nxehet, tha se kjo ndodh, për shkak se nuk duron hipokrizinë.

“Nxehem nga hipokrizia që ndodh. Mendoj se kjo hipokrizi fyen të gjithë, fyen qytetarët, plus mënyra mënyra si është organizuar debatet në Shqipëri është shumë problematike. Kjo sepse këtu vjen gjithmonë dikush që ty nuk të lë të flasësh. Mendoj se kjo shfrytëzohet shumë mirë, sidomos nga ata që organizojnë propagandën e instrumenteve të komunikimit.

Unë mundohem të kuptoj tjetrin, sepse edhe unë kam nevojë të shpjegohem. Unë nuk nxehem me kolegë, por me përfaqësues të qeverisë. Mendoj se në një sistem demokraktik, qytetarët kanë nevojë të nxehen, ndërsa qeveria nuk ka të drejtë të nxehen. Qytetarët mund të jenë arrogantë, të kërkojë, ndërsa qeveria do të duhet të jetë e përulur. Në këtë kuptim, unë e quaj etikë reagimin tim. Do ndihesha mirë që të thosha fjalë të mira për qeverinë, edhe kur punon mirë. Në media duhet kritikë për qeverinë. Unë s’kam qenë dakord me qeverinë, edhe kur e kam votuar qeverinë”, tha Marku.

 

Marku Marku shpjegoi më tej se gazetaria po vritet, por pavarësisht goditjes që merr nga qeveria, në gazetari ka dhe do ketë gjithmonë zëra që do të dalin kundër qeverisë.

“Mendoj se kemi arritur në një pikë delikate të shqiptarëve në demokraci. Ne jemi në përkuljen për të vrarë gazetarët, pa vrarë gazetarët. Gazetarët në Shqipëri nuk janë të lirë dhe ndaj gazetaria vritet.

Unë mendoj në thelb se kategoria më rezistente ndaj qeverisë janë gazetarët. Ka në media njerëz që janë antiqeverisë. Kjo tregon se kemi krijuar profil të profesionit të gazetarit. Ka gjithnjë e më shumë gazetarësh që nuk duan të heqin dorë nga ky profesion, pavarësisht se kushtet janë të pafavorshëm. Unë mendoj se ka qytetarë që duan demokracinë.

Mendoj se projekti i Ramës ka marrë goditje nga qytetarët. Unë mendoj se ka pasur refuzim masiv ndaj qeverisë. Në këtë kuptim, gazetarët, akademikët dhe qytetarët janë rezistentë ndaj qeverisë së Edi Ramës”, deklaroi Marku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...