×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Makina e Merkel, dy herë më e lirë se e bosit të korrupsionit Rama

Tuesday, 17 Prill 2018 10:30

Kancelarja Gjermane Angela Merkel udhëton me një Audi A8, sigurisht luksoz dhe të blinduar, që ka kushtuar rreth 250 000 Euro.

 Kjo është makina e udhëheqëses së Evropës dhe që drejton vendin me ekonominë më të fortë në Bashkimin Evropian dhe një nga pesë ekonomitë më të forta në botë.

E kundërta ndodh në Shqipëri. Vendi më i varfër në Europë ka sot Kryeministrin që blen makinën më të shtrenjtë në të gjithë hapësirën evropiane me paratë e taksapaguesve më të pamundur të kontinentit.

Kjo është diferenca mes një vendi lider të Bashkimit Evropian dhe një popull dinjitoz me një vend lider të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Evropë. Diferenca është e qartë.

Qeveritarët e një vendi të drejtuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar janë shumë herë më të pasur se ato të një vendi të civilizuar.

Shpallja e fituesit të tenderit të makinës së Ramës nga vetë Rama
Data: 19.12.2017
Për: Loti I: “Blerje autoveturë për Gardën e Republikës”, Operatorin ekonomik “CLASSIC” shpk, me adresë: Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, rruga dytësore godina nr. 8, Kashar Tiranë.
Loti II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës”, Operatorin ekonomik “HYUNDAI AUTO ALBANIA” shpk, me adrese Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, godinë 4 kate, Kashar Tiranë.
Procedura e prokurimit: Procedurë e Hapur
Përshkrim i shkurtër i kontratës:
Blerje automjete për Gardën e Republikës me fond limit 62,277,988 (gjashtëdhjetë e dy milione e dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH. ndarë në dy lote si më poshtë:
Loti I: “Blerje autoveturë për Gardën e Republikës” me fond limit 59,278,513 (pesëdhjetë e nëntë milione e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH.
Loti II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës” me fond limit 2,999,475 (dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
Vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike20.11.2017 nr.46
Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: çmimi më i ulët X oferta dekonomikisht më e favorshme
Njoftojmë se, kane qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse tëofruara:
Për Lotin I: “Blerje autoveturë për Gardën e Republikës” me fond limit 59,278,513 (pesëdhjetë e nëntë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH.

“CLASSIC” sh.p.k me NIPT J91909004J me ofertë ekonomike 54,085,000 (pesëdhjetë e katër milionë e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë, vlera pa TVSH.
“HYUNDAI AUTO ALBANIA” sh.p.k me NIPT K62420006T, me ofertë ekonomike 58,406,000 (pesëdhjetë e tetë milionë e katërqind e gjashtë mijë) lekë, vlera pa TVSH.
“MERR TAXI” sh.p.k me NIPT L12422008S me ofertë ekonomike 57,212,360 (pesëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e e dymbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë, vlera pa TVSH.
“PORSCHE ALBANIA” sh.p.k me NIPT K51914014P, me ofertë ekonomike 58,145,000 (pesëdhjetë e tetë milionë e njëqind e dyzetë e pesë mijë) lekë, vlera pa TVSH.
Për Lotin II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës” me fond limit 2,999,475 (dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
“HYUNDAI AUTO ALBANIA” shpk me NIPT K62420006T, me ofertë ekonomike 2,728,000 (dy milionë e shtatëqind e njëzetë e tetë mijë) lekë, vlera pa TVSH.
“PORSCHE ALBANIA” shpk me NIPT K51914014P, pa ofertë ofertë ekonomike.
Janë s’kualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
Për Lotin I: “Blerje autoveturë për Gardën e Republikës” me fond limit 59,278,513 (pesëdhjetë e nëntë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH.
“MERR TAXI” SHPK me nr. NIPTI L12422008S me ofertë ekonomike 57,212,360 (pesëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e e dymbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë, vlera pa TVSH.

Nuk plotëson pikën 2 të pikës 2.2 (Kapacitetit ekonomik dhe financiar), tek Kriteret e Veçanta për Kualifikim të Shtojcës 8 të DT, pasi rezulton se nuk plotëson vlerën mesatare të xhiros vjetore për vitet 2015- 2016.
Nuk plotëson pikën 1 të pikës 2.3 (Kapacitetit teknik), tek Kriteret e Veçanta për Kualifikim të Shtojcës 8 të DT, pasi nuk ka paraqitur dëshmi për furnizime të mëparshme të ngjashme.
Nuk plotëson pikën 5 të pikës 2.3 (Kapacitetit teknik), tek Kriteret e veçanta për Kualifikim të Shtojcës 8 të DT, pasi dokumenti i paraqitur i emërtuar “attachment dimennsions pictures” i mallit i paraqitur nga ky operator ekonomik nuk pasqyron të dhënat teknike të mallit të kërkuara në shtojcën 10 të DST .
Nuk rezulton të ketë paraqitur ofertë teknike, ku të deklarojë mallin me të cilën oferton dhe të dhënat teknike të tij.
Për Lotin II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës” me fond limit 2,999,475 (dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
“PORSCHE ALBANIA” SHPK me nr. NIPT K51914014P, pa ofertë ekonomike.
Nuk ka paraqitur asnjë prej dokumenteve të kërkuara në DT.
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë:
Për Lotin I: “Blerje autoveturë për Gardën e Republikës” me fond limit 59,278,513 (pesëdhjetë e nëntë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH.

Operatorin ekonomik “CLASSIC” shpk me numër NIPTI J91909004J dhe adrese:Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, rruga dytësore godina nr. 8, Kashar Tiranë, se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 54,085,000 (pesëdhjetë e katër milionë e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme.
Për Lotin II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës” me fond limit 2,999,475 (dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
Operatorin ekonomik “HYUNDAI AUTO ALBANIA” shpk me nr. NIPT K62420006T, dhe adrese Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, godinë 4 kate, Kashar Tiranë se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 2,728,000 (dy milionë e shtatëqind e njëzetë e tetë mijë) lekë, vlera pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme.
Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë autoriteteve kontraktore përkatëse sigurimin e kontratës, siç parashikohet në dokumentet e tenderit, menjëherë nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi.
Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj (nëse është kërkuar) dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar, siç parashikohet në nenin 58 të Ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...