Jashtë SPAK/ A duhet të japë dorëheqjen Donika Prela nga drejtimi i Krimeve të Rënda?

Tuesday, 16 July 2019 22:24

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, duket se nuk ka preferuar të jetë në zyrë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të publikonte listën e 15 prokurorëve që pritet të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Hetimore, SPAK.

Prela, me shumë mundësi, ka qenë në dijeni që emri i saj nuk do të ishte në listën e përzgjedhur nga KLP. Burime nga Prokuroria për Krime të Rënda deklaruan për “Boldnews.al” se ajo nuk është paraqitur në zyrë të Martën.

Në mesditë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi listën me 15 kandidatët e SPAK-ut, ku mungesa e madhe ishte pikërisht emri i Donika Prelës.

Pas këtij zhvillimi interesant, Donika Prela e ka humbur plotësisht moralin për të qenë drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda, strukturë e cila do të vijojë funksionimin deri në krijimin përfundimtar të SPAK-ut.

Natyrisht, ajo nuk njihet si një profesioniste që e ndjen peshën e përgjegjësisë dhe ndoshta është e tepër të mendohet që ajo mund të japë dorëheqjen. Por, moralisht dhe ligjërisht, ajo duhet të largohet nga detyra e drejtueses së Krimeve të Rënda, për disa arsye thelbësore:

Së pari, Prela nuk ka moralin dhe aftësinë për të drejtuar një pjesë të rëndësishme të prokurorëve nën varësinë e saj aktualisht, të cilët morën viston për të vijuar rrugëtimin e tyre drejt Prokurorisë së Posaçme.

Nga 15 kandidatët e listës së KLP-së, tetë prej tyre janë prokurorë të Krimeve të Rënda, pra, nën varësinë e Donika Prelës.

Së dyti, fakti që Donika Prela nuk e ka emrin në listën e KLP-së për SPAK-un është një dëshmi se ajo nuk ka nivelin dhe përvojën e duhur profesionale për t’u angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Donika Prela ka ushtruar prej vitesh detyrën e prokurores së thjeshtë në Prokurorinë e Durrësit dhe nuk evidentohet asnjë rast i suksesshëm i saj në luftën kundër krimit apo të korrupsionit, megjithëse për disa kohë ka qenë drejtuese e Task-Forces kundër krimit ekonomik në prokurorinë e qytetit bregdetar.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e vartësve të saj të sotëm, të cilët morën dritën jeshile nga KLP-ja për të qenë pjesë e SPAK-ut, kanë hetuar dhe ndjekur në gjykim çështje të rëndësishme, me impakt publik.

Pra, sidomos prej ditës së Martës, Donika Prela nuk mund të jetë drejtuese e një grupi prokurorësh, të cilët rezultojnë më të aftë se sa ajo vetë.

Donika Prela u emërua në krye të Krimeve të Rënda, në mënyrë të kundërligjshme, nga mikesha e saj, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
Në krye të Krimeve të Rënda, Prela është angazhuar maksimalisht për të mos i krijuar shqetësime zyrtarëve të lartë të maxhorancës socialiste.

Nën drejtimin e saj, janë bllokuar dhe nuk po avancojnë dosjet e nxehta “339” dhe “184”, ku eksponentë kryesorë qeveritarë e të maxhorancës janë përgjuar në bashkëpunim me grupet kriminale për vjedhje e blerje votash.

Po ashtu, nën drejtimin e Prelës, Krimet e Rënda “shpëtuan” Agron (Geron Xhafaj), vëllain e Fatmir Xhafajt, nga dyshimet për vijimin e trafikut të lëndëve narkotike, një aktivitet që e ka zhvilluar vite më parë. Hetimi, i cili u nis për Agron (Geron) Xhafaj, në fakt, devijoi dhe përfundoi me marrjen në cilësinë e të pandehurit të personave që publikuan denoncimin.

Pikërisht, për sjelljen e saj pozitive ndaj maxhorancës, mungesa e emrit të saj në listën e SPAK-ut krijoi ilaritet në ambjentet e prokurorëve.

Shumë prej tyre ishin të bindur se Donika Prela do të ishte pjesë e SPAK-ut, madje disa e shihnin edhe si drejtuese, për shkak të “shërbimeve” që i ka kryer Partisë Socialiste.

Por, fakti që Prela nuk është në listën e SPAK, krijon dyshimin se, pavarësisht vullnetit politik, aftësitë e saj ishin shumë të ulta, aq sa nuk mund të merrte viston për të qenë pjesë e strukturës së posaçme hetimore.

Në listën e SPAK-ut mungojnë edhe disa emra të tjerë, por, që, me shumë mundësi janë përjashtuar për shkaqe të tjera.

Tre prokurorët që kanë pasur në duart e tyre dosjen “339”, Besim Hajdarmataj, Dritan Prenci e Vladimir Mara nuk morën mbështetjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me shumë mundësi, ata të tre dinë më shumë se sa duhet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë socialistë në veprimtari anti-ligjore, e për këtë arsye, ata duhet të mos jenë pjesë e SPAK-ut.

Me përjashtimin nga SPAK, ata nuk do të kenë mundësi të ndjekin hetimet e dosjes “339”.

Nga Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...