Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin “Kasapi”, duke arrestuar 2 persona, të akuzuar për vjedhje.
Si rezultat i operacionit, të arrestuar kanë përfunduar shtetasit me inicialet A.N 32 vjeç dhe E.L 28 vjeç.
Mbi ta bien akuzat e vjedhjes dhe “përvetësim i mallrave nga veprimtaria kriminale”. Ata akuzohen se gjatë periudhës prill – korrik kanë vjedhur krerë bagëtish.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një furgon, që dyshohet se është përdorur për grabitjen e bagëtive.