‘Do më vrasin si Artan Cukun’/ Gazetarja tregon historinë e policit që shteti e hodhi në duart e kriminelëve…

E mërkurë, 17 July 2019 20:27

Nga Anila Hoxha

‘Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë, për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për t’më vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete…’.

Ky është parashikimi i zymtë i Gjergjit, njërit prej agjentëve të infiltruar, një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji, të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjetër, siç autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë.

Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover ose agjent i mbuluar. Dhjetëra aksione, në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që më pas janë sekuestruar, kriminelë që më pas janë arrestuar.

‘Më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet të dytë. Për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre. Kur isha i inflitruar sillesha si ata, bëja si i fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta… është e vështirë të ta shpjegoj.

ImageKisha një parim, të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin. Kur vinte çasti për të blerë ngarkesat, përherë më vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare, të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit.’

Por, pavarësisht kontributit, Gjergji është larguar nga detyra me argumentin më paradoksal: ‘Për shkurtim të funksionit organik’. Është 33 vjeç dhe ka dalë në reformë, pasi kishin luajtur ping-pong me të. Nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tek hetimi i grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë, pastaj undercover dhe së fundmi në Kombinat. Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent undercover, një agjent i lindur për të qenë i tillë.

U spikat që në akademi nga të huajt, mes të cilëve atë dhe disa si ai i trajnuan anglezë e gjermanë se si undercover shqiptarë të fuste trafikantët në kurthin e ligjit. Mes tyre Alan Watson, Sean Mcgowan dhe Roderik Mckenzie.

E ç’rëndësi ka e gjitha kjo! Gjergji, vetëm 33 vjeç ka dalë në reformë, pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por, as kjo s’ka rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet.

Ajo që ka rëndësi është se Gjergji thotë që po pret ta vrasin. Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft i kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin

Telendisja e Gjergjit sa në policinë e objekteve dhe të Kombinatit nisi menjëherë sapo goditi një trafikant heroine, ndërsa më pas ulje-ngjitjet i pati pjesë të punës dhe përditshmërisë edhe për shkak të temperamentit të tij, por edhe një konflikti, në të cilin ai mbeti i plagosur.

Pa diskutim që në ditë të tilla pati lavdinë e tij si agjent i mbuluar, ku pas çdo aksioni ai shikonte rezultatet nga këndi i një të panjohuri. Gjergji këmbëngul se polic nuk të bën rroba. Dhe ka të drejtë.

Për t’u bërë një polic i tillë si ata që kemi parë në filma, Gjergji i doli së pari kundër familjes së tij, familje mjekësh. I ati, një doktor i njohur në Vlorë e dërgoi djalin e vetëm në Itali, ku Gjergji përfundoi Liceo Classico. Përkundër pritshmërive Gjergji ia tha troç familjes ëndrrën dhe ambicien e tij: ‘Ëndrra ime ka pesë gërma… POLIC’.

Ai është zotërues i tre gjuhëve; anglisht, greqisht dhe italisht. U diplomua shkëlqyeshëm. Por, kjo s’ka rëndësi.

Ai ishte një agjent undercover. Ai ishte një polic i mirë. As kjo s’ka rëndësi.

Ai mund të zgjidhte një të ardhme të sigurtë, ai mund të jetonte kudo. Por, kjo s’ka rëndësi….

Gjergji parashikon se do ta vrasin. Dhe për këtë ka marrë një armë me leje. Se shteti që i shërbeu e ka hedhur lakuriq në duar të kriminelëve që po e kërkojnë. Kjo ka rëndësi.

67065063_10156699671073195_5574440797962502144_n (1).jpg67139972_10156699671538195_261294115092692992_o.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 17 July 2019 20:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...