Senatori amerikan i kërkon FBI-së të hetojë aplikacionin FaceApp

E Enjte, 18 July 2019 11:53

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, kërkoi të hetohet aplikacioni FaceApp, i cili i ndryshon fotografitë e përdoruesve, duke i bërë ata të duken më të vjetër ose më të rinj.

Në një letër të postuar në Twitter, Schumer tha se është "thellësisht shqetësuese" që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të shkojnë te "një fuqi e huaj armiqësore".

Kompania që krijoi aplikacionin, i cili mund të shkarkohet në telefona të mençur, e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.

Wireless Lab, megjithatë, tha se nuk i ruan përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhëna.

Shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit, tha përmes një deklarate kompania Wireless Lab.

Schumer, megjithatë, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin FaceApp.

"Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhënave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në to", thuhet në letrën e tij.

/REL/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...