Aktivisti: Jam biri i një polici, por s’e kam parë të veprojë kundër interesit publik

E mërkurë, 24 July 2019 22:16

Aktivisti i shoqërisë civile, pedagogu Adriatik Lapaj teksa ka marrë fjalën tek protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, apelin e ka pasur për policët që kanë rrethuar artistët, një mesazh si djali i një polici.

“Unë jam djali i një ish-polici dhe ja kam dalë të shkollohem falë rrogës së dinjitetshme të babait tim. Por kurrë nuk e kam parë tim atë të veprojë me ndërgjegje kundër interesit publik. Unë ja di hallin policit të thjeshtë, sepse ju çoni në shtëpi një rrogë të vogël. Unë e di se si është shpirti juaj, i shumicës tuaj, se si vlon ai brenda. Unë e di se ju qan zemra se ju kanë ikur fëmijët në emigrim, se ju nuk i keni lekët në fund të muajit për të paguar shkollimin e fëmijëve. Unë e di se si është të jesh fëmija i një polici, por edhe ju duhet ta dini mirë se si është të jesh prindi i fëmijëve që ikin në emigrim se baballarët e tyre i shërbejnë klikës më të korruptuar. E unë këtu nuk jam vetëm për tulla dhe llaç, e unë këtu nuk jam vetëm për azil. E unë këtu nuk jam vetëm për tryezat e këtij teatri, unë jam këtu që nesër vajzën time ta shoh në sy e t’i them se u përpoqa”, tha Lapaj gjatë fjalës së tij në protestë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...