Arrestohet shpërndarësi i drogës në Tiranë

Premte, 26 July 2019 11:47

Një shpërndarës droge është arrestuar në Tiranë. Policia thotë se ka ndaluar 21-vjeçcarin me inicialet E.L, pasi merrej me shpërndarjen e kanabisit në kryeqytet. “Shërbimet e policisë në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të një lokali, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. L, i gjetën rreth 11 qese lëndë narkotike kanabis e ndarë në sasira të vogla e gatshme për tu shitur, si dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientele“, – thotë policia.

Njoftimi

Vijojnë goditjet e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të lokaleve dhe ambjenteve publike.

Sekuestrohet rreth 25.6 gr cannabis sativa, e gatshme për shpërndarje dhe 2 aparate celularë.

Në pranga 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotëve pranë D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Posaçëm “Shqiponja” pranë D.V.P , pas informacioneve të mara në rrugë operative, u bë e mundur goditja e një rasti të tregtimit të lëndës narkotike kanabis në afërsi të një lokali në kryeqytet prej ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. L., 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të një lokali, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. L, i
gjetën rreth 11 qese lëndë narkotike kanabis e ndarë në sasira të vogla e gatshme për tu shitur, si dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientele.

Kontrolli më tej ka vijuar dhe në banesën e këtij shtetasi ku në një tub plastik në hyrje të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej rreth 5.8 gr lëndë narkotike kanabis, prej nga ku, në përfundim të veprimeve sasia e lëndës narkotike rezultoi 25.6 gramë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasit E. L.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...