Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kishte vjedhur 7 biçikleta. Bëhet me dije se është arrestuar G.B., 28 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij është bërë në rrugën ‘Don Bosko’, ku atij iu gjetën 4 biçikleta të vjedhura. Gjithashtu, policia raporton se autori mbante me vete thikë, kaçavidë, çelësa të vegjël biçikletash, pinca, kapele për maskim etj.
Bëhet me dije se durrsaku ishte dënuar edhe më parë për vjedhje.
U procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi E.Gj.,41 vjeç banues në Tiranë për veprën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.