Maturanëtë që synojnë Universtitetet, kanë vetëm 5 ditë kohë për të aplikuar

E mërkurë, 31 July 2019 13:58

Nga sot, hapet gara për të aplikuar në universitet për 36 mijë maturant, duke plotësuar formularin A2. Aplikimet do të kryen online, në portalin e U-Albania deri në datën 5 gusht. Ashtu si çdo vit, maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 degë studimi. Kreu i Rrjetit Akademik, Arjan Xhelaj thotë se nuk ka rëndësi nëse se cilën degë zgjedh të parën apo të dytën maturanti, raporton “Shekulli”.

 “Maturanti hyn dhe logohet me ID e vet me matrikullin e gjimnazit. Pasi është loguar hapet portali ku i shfaqet nota, mesatarja që ta dijë se deri në çfarë niveli është sa i përket konkurueshmërisë në sistem. Pastaj zgjedh universitetin dhe me zgjedhjen e tij mund të zgjedhë degën. Po ashtu nuk është detyrimisht e thënë që duhet të zgjedhësh 10 degë. Nëse ke nota të mira, e ke zgjedhur se çdo të studiosh mund të zgjedhës edhe 3-4 degë nuk ke pse bllokon të gjithë preferencat”, sqaron ai.

Procesi

 

Procesi i aplikimi do kryhet nga portali U-albania, duke aksesuar në adresën : ëëë.ualbania.arsimi.gov.al. Pas kësaj maturanti, duhet të klikojë mbi butonin “Aplikimi A2/A3” dhe më pas në faqen pasardhëse, ku do të shfaqen hapësira maturant dhe mësues. Maturanti duhet të klikojë mbi butoni “maturant” për të vijuar me tej aplikimin. Pas kësaj, ju shfaqet një faqe, ku u kërkohen të dhënat personale si:ID-ja juaj e maturës dhe numrin personal i Letërnjoftimit (ai që fillon dhe mbaron me shkronjë), për të kryer identifikimin. Faqja që hapet në vijim përmban 3 seksione që janë: seksioni i informacioneve personale, ai i faturës dhe seksioni i aplikimit. Në seksionin e informacioneve personale, do të hidhni dhe të shikoni të dhënat tuaja personale. Në seksionin e faturës, do mund të shkarkoni faturën për arkëtim, me të cilën do kryeni pagesën në bankë. Në këtë rast duhet të bëni shumë kujdes pasi fatura përmban një kod 6-shifror unik (kodi i aplikimit), i cili gjenerohet për çdo faturë. Ky kod do ju duhet për të konfirmuar pagesën pranë mbikëqyrësit të shkollës, dhe për të përfunduar plotësimin e preferencave. Çdo herë që klikoni butonin “Printo një kopje të faturës”, do gjenerohet një kod i ri 6-shifror. Në këtë formë duhet të jeni të kujdesshëm me kodin që do të përdorni për identifikimin tuaj në vijimin e procedurave të mëtejshme të konkurrimit. Ndërsa në seksionin e aplikimit mund të shikoni statusin e aplikimit tuaj. Statusi i aplikimit mund të jetë në 3 gjendje, jo aktiv, aktiv, si dhe përfundimtar. Statusi “jo aktiv” tregon që ju nuk keni konfirmuar ende pagesën pranë mbikëqyrësit të shkollës, e për pasojë nuk mund të vijoni me procedurat e mëtejshme. Statusi aktiv tregon që ju mund të plotësoni preferencat tuaja, pasi është konfirmuar pagesa e aplikimit në sistem. Ju do ju jepet mundësia të plotësoni preferencat në datat e përcaktuara! Ndërsa statusi përfundimtar, tregon se ju keni përfunduar me sukses plotësimin e preferencave.

Nota mesatare

Nota mesatare, do të jetë një tjetër kriter si prag hyrës në universitet. Nga nota 6 e cila ka qenë vitin që lamë pas për këtë vit është përcaktuar të jetë 6.5. Të gjithë ata të cilët nuk kanë një mestare të tillë, u lind e drejta të aplikojnë vetëm në shkollat profesionale. Për mesatare mbi 6 dhe nën 7, maturantët kanë të drejtë që të aplikoni në të gjitha degët e tjera duke përjashtuar ato të mësuesi dhe mjekësisë. Për mesatare mbi 7 dhe nën 7,5 maturantët kanë të drejtë të aplikojnë në të gjitha programet e studimit me përjashtim të degëve të Universitetit të Mjekësisë. Ndërsa për mesataret ndërmjet notës 7.5 dhe 8.5 maturantët mund të aplikojnë në të gjitha degët duke përjashtuar ato të Fakultetit të Mjekësisë. Ndërsa në rastet e mesatares mbi notën 8.5, maturantët mund të aplikoni në të gjitha degët që dëshirojnë, qoftë në universitet publike po ashtu edhe ato private.” Nëse keni mesatare më të ulët se sa nota 6, ju mund të aplikoni vetëm për programet e studimit 2-vjeçare me karakter profesional. Për mesatare mbi notën 6 dhe nën notën 7, ju keni të drejtë që të aplikoni në të gjitha degët e tjera, duke përjashtuar ato të mësuesisë dhe Universitetit të Mjekësisë. Për mesatare mbi notën 7 dhe nën notën 7,5 ju keni të drejtë të aplikoni në të gjitha programet e studimit me përjashtim të degëve të Universitetit të Mjekësisë. Për mesataret ndërmjet notës 7.5 dhe 8.5 ju mund të aplikoni në të gjitha degët duke përjashtuar vetëm tre degët e Fakultetit të Mjekësisë. Në rastet e mesatares mbi notën 8.5, ju mund të aplikoni në të gjitha degët që keni

Afatet

Përcaktimi i mesatares së gjimnazit dhe përmbushja e afateve të aplikimit janë dy elementet themelor të maturantit për të rritur shanset e shpalljes fitues në një degë të caktuar, në bazë të preferencave. Në faqen zyrtare të portali U-Albania, mësohet se dita e fundit e kryerjes së pagesës është data 25 korrik. Pas kësaj, maturantët në datat 31 korrik deri më 5 gusht do të nisin plotësimin e formularit A2. Dhe më pas publikimi i fituesve, pritet të bëhet më 30 gusht nga universitetet përkatëse. Procedura e aplikimit online do të jetë e njëjtë si për programet e studimit në universitetet publike, ashtu dhe në ato private që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë. Duhet të bëni kujdes në procedurat e aplikimit për studimet e larta vetëm sipas afateve të përcaktuara.

Tre raundet e aplikimit në universitet

Maturantët u lind e drejta për të aplikuar në tre raunde. Në raundin e parë procedura e regjistrimit të fituesve do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara, të cilat nuk kanë më aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues gjatë fazave të mëparshme, të cilët nuk rezultojnë të jenë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve të bërë në raundin e parë.

Raundi i dytë

Raundi i dytë i aplikimeve do të nis në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Sa i takon procedurave të aplikimit, si fillim ata duhet të çregjistrohen nga raundi i parë dhe të kryejnë pagesën. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U- Albania

Raundi i tretë

Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues; c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të pare ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin “U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër. Brenda datës 08 nëntor 2019, RASH përcjellë në QSHA, në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të tri raundeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...