Rama vë në zbatim ligjin kontrovers të koncesionit të Teatrit, pavarësisht akuzave për antikushtetutshmëri

E mërkurë, 31 July 2019 15:38

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin e bazuar në ligjin special të tetorit të kaluar ndërsa kryeministri Edi Rama u përpoq të mbrojë trashëgiminë e vet politike të koncesioneve të shumëkritikuara si dhe shpalli se nuk do të presë shqyrtim tëçështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një pyetjeje eksplicite nga një gazetar gjatë konferencës për shtyp të së martës më 30 korrik se nuk do të presë një shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese të ligjit kontrovers për koncesionin e teatrit kombëtar, pavarësisht se presidenti i republikës Ilir Meta ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

Rama komentoi situatën në lidhje me Teatrin Kombëtar në një konferencë për shtyp pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve javën e kaluar si dhe kërkesës së Metës në Gjykatën Kushtetuese për ta shpallur ligjin special të koncesionit të teatrit si antikushtetues.

Gjykata Kushtetuese aktualisht është jashtë funksioni për shkak se anëtarët e saj të mëparshëm u tërhoqën nga detyra apo u shkarkuan për pasuri të pajustifikuara apo lidhje me krimin e organizuar. Procesi i zëvendësimit të anëtarëve të shkarkuar ka rezultuar i vështirë për shkak të procesit kompleks të reformës në drejtësi. Rama, i cili është ankuar ndaj Metës për shkelje të kushtetutës, iu përgjigj prerazi me jo pyetjes nëse do të priste rikrijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shqyrtimin prej saj të ligjit kontrovers për koncesionin e teatrit, pa dhënë shpjegime se pse.

Rama i dedikoi minuta të shumta justifikimit të vendimeve të tij kontroverse për koncesione të panumërta dhe të kushtueshme si dhe akuzave për korrupsion në këto koncesione duke lavdëruar praktikën e koncesioneve.

 

Pasi iu afrua fundit të vitit të dytë të mandatit të dytë, një pjesë e konsiderueshme e konferencës së tij për shtyp të së martës iu dedikua pikërisht mbrojtjes së praktikës së koncesioneve, duke lavdëruar koncesionet e kontrollit të kujdesit shëndetësor bazë, të stadiumit kombëtar apo të teatrit kombëtar.

“Nuk e kam shpikur unë as PPP-nëdhe as koncesionet që janë bërë si fjalë të pista këtu, i kanë bërë vendet e tjera, i bën Gjermania, shiko Turqinë,” tha Rama.

Rama ka dhënë një numër të lartë koncesionesh, të cilat, sipas vlerësimeve të ndryshme, kanë krijuar borxh publik të pashpallur si të tillë në rendin e miliarda eurove. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore apo Departamenti i Shtetit i SHBA-ve kanë kritikuar praktikat e koncesioneve duke i konsideruar të pashëndetshme. Rama nuk komentoi mbi këto kritika por u përpoq të bindte dëgjuesit se koncesionet e tij do të jepnin rezultate në formën e stadiumit kombëtar apo të Rrugës së Arbrit që duhet të lidhë Tiranën me Dibrën.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës hapi në fillim të korrikut një tender për koncesionin e Teatrit Kombëtar, në bazë të ligjit kontrovers të tetorit të kaluar, që parashikon një procedurë jashtë kuadrit ligjor ekzistues të prokurimeve publike dhe koncesioneve, ligj që për këtë shkak konsiderohet nga opozita politike dhe një grup protestuesish artistë e aktivistë si antikushtetues. Tenderi u shpall në faqen e internetit të Bashkisë Tiranë dhe nuk i nënshtrohet procedurës së prokurimit elektronik, siç i nënshtrohen tenderët e tjerë për prokurime publike apo koncesione në Republikën e Shqipërisë. Procedura e prokurimit elektronik u zbatua në Shqipëri duke filluar nga viti 2007, me shpresë se dorëzimi përmes internetit i ofertave do të shmangte korrupsionin. Por përveç mungesës së prokurimit elektronik, në këtëtender ka një problem të dytë, pasi sipas ligjit, ankesat ndaj vendimmarrjes duhet të kryhen pranë kryetarit të Bashkisë Tiranë, personit që hap tenderin. Në tenderët e zakonshëm, ankesat ndaj vendimmarrjes së njësisë së prokurimit kryhen pranë një institucioni tjetër të quajtur Komisioni i Prokurimit Publik, i cili duhet të jetë nominalisht i pavarur.

Hapja e tenderit nga bashkia pason një heshtje disamujore që nga tetori i vitit 2018, kur socialistët miratuan ligjin kontrovers, dhe që përbën një tejkalim të afateve ligjore të përcaktuara nga vetë ligji. Sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave duhej të miratonte aktin nënligjor të tenderit brenda një muaji nga hyrja në fuqi, ndërsa VKM u miratua vetëm afro gjashtë muaj më vonë.

Pavarësisht kësaj, sipas njoftimit të publikuar në Bashkinë Tiranë, [link] palët e interesuara kanë kohë deri më 9 shtator për të paraqitur ofertat në një garë që akuzohet se është formale dhe me fitues të paracaktuar.

Sipas kritereve të tenderit Teatri i ri duhet të ketë tre salla, ndërsa oferta fituese duhet të vërtetojë që “është pronare e truallit ose posedon marrëveshjet përkatëse me pronarët privatë, minimumi në masën 40% e sipërfaqes totale të pronës private që preket nga projekti i zhvillimit të zonës dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.”

Kjo e bën kompaninë Fusha sh.p.k, e cila dha fillimisht ofertën e pakërkuar në shkurt 2018, automatikisht të favorizuar për shkak se është pronare e rreth 20% të truallit privat të prekur nga ndërtimi.

Për regjisorin Kastriot Çipi, i cili është edhe një nga organizatorët e protestave të vazhdueshme në mbrojtje të teatrit ekzistues si trashëgimi historike si dhe kundër koncesionit, të cilin e shohin si disfavorizues të interesit publik, kritere të tilla përbëjnë një tallje me konceptin garë dhe konkurrencë.

“Kritere të tilla i ofrojnë firmës Fusha shpk po atë garanci që ia jepte varianti i parë i ligjit, ku ky subjekt citohej nominalisht si ofertuesi i vetëm,” i tha Çipi BIRN.

“Ligji special në tërësi synon të anashkalojë të gjithë kuadrin ligjor ekzistues, jo vetëm atë të prokurimeve publike. Në thelb kemi të bëjmë me përdorimin e ligjit dhe Kuvendit si ndihmës për zbatimin pa kushte të vullnetit individual të kryeministrit,” shtoi Çipi.

Pas një përplasjeje me policinë javën e kaluar, aktivistët kanë bllokuar aktualisht sallën e Teatrit Kombëtar dhe janë betuar se do të ndalojnë fizikisht shembjen e ndërtesave.

Vetë Rama e shpalli konferencën për shtyp të së martës si një mirëupafshim para pushimeve të gushtit. Por ndërkohë aktivistët për mbrojtjen e teatrit thonë se nuk do të bëjnë pushime dhe do të vijojnë të ruajnë ndërtesën ndaj tentativave të qeverisë për ta shembur.

Gjergj Erebara/ BIRN

Modifikuar më E mërkurë, 31 July 2019 15:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...