“Die Welt”/ Ballkani në garë armatimesh. Shqipëria lë pas vetëm Kosovën

E mërkurë, 31 July 2019 18:16

A mund të marrë sërish flakë fuçia e vjetër e barotit? Kjo nuk është thjeshtë një fantazi nëse i referohesh një shkrimi të gazetës së madhe gjermane “Die Welt” e cila ka vërejtur një garë të re armatimesh në Ballkan. Duke bërë një pasqyrë të përgjithshme gjeopolitike, gazeta thekson se plani Thaçi -Vuçiç për shkëmbim territoresh dhe popullsish, ende nuk ështc mbi tavolinë.

Kjo mund të ketë efekte të forta domino shkruan gazeta duke përmendur ndarjen e Bosnjes sipas modelit që serbët dhe koroatët ti bashkohen kombeve të tyre, ose të njëjtën gjë për shqiptarët e Maqedonisë.

“Pikërishsht se ide te tilla përmbajnë një potencial për konflikt BE po mundohet ta zbusë këtë debat. Ai nuk është në rend të ditës, megjithëse ShBA nuk janë kundvr një shkëmbimi teritoresh që do sillte destabilitet afatgjatë në rajon” shkruan Die Welt.

Autori i shkrimit  tregon edhe lojën e ekuilibrave politike kur thekson se “NATO përqendrohet kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci, Rusia po përqendrohet në Serbi dhe republikën serbe të Bosnjës, Republika Srpska. SH.B.A. ka një nga bazat e saj më të mëdha ushtarake në Kosovë, Camp Bondel. Rusia dëshiron të krijojë një bazë ushtarake në Republikën Serbe të Bosnjës”.

Një vëmendje në shkrim i kushtohet edhe afrimit të Shqipërisë me Kosovën: “Gara e re e armëve është gërshetuar me argumente politike”, shkruan Die Welt. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo shihet si një përpjekje për të krijuar një “Shqipëri të Madhe” – një term me të cilin qeveria shqiptare i pëlqen të provokojë”.

Po si renditen shetetet ballkanike në garën e re të armatimeve?

Sipas Die Welt të parët janë grekët që shpenzuan mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin.

Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro.

Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro.

Shqipëria shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 përqind me vitin 2017. Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.

Linku i shkrimit origjinal te Die Welt ketu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...